Nga Vendi
27 May 2025
Gashi në pritje të propozimit të kryeministrit për ministrin e ri të Shëndetësisë: “Vendimi do të merret menjëherë sapo të arrijë”

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka deklaruar se është në pritje të propozimit nga kryeministri për emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, pas largimit të Arben Taravarit nga posti.

Në një prononcim për media, Gashi theksoi se procedura do të vijojë menjëherë sapo të mbërrijë propozimi nga Qeveria dhe ai do të dërgohet tek të gjithë deputetët, për t’u vendosur në rend dite në seancën e parë të Kuvendit.

“Propozimi vjen nga Qeveria. Kryeministri duhet të propozojë ministër të ri. Kur të vijë propozimi në rend dite, menjëherë do të dorëzohet deri te të gjithë deputetët dhe do ta vendosim menjëherë në seancën e parë sapo të vijë propozimi”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Ndërkohë, Gashi siguroi se shumica parlamentare mbetet e qëndrueshme, pavarësisht largimit të Taravarit nga grupi politik VLEN. Ai tha se jo të gjithë pesë deputetët e këtij grupi janë larguar, duke theksuar se zhvillimet e fundit nuk do të kenë ndikim të madh në funksionimin e Kuvendit dhe vendimmarrjen parlamentare.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik për Qeverinë dhe për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa pritet që kryeministri të propozojë zyrtarisht emrin e ri që do të udhëheqë këtë dikaster të rëndësishëm./Almakpress

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Halili: “Ballkani i Hapur” nuk është punë produktive17 September 2021
Duda Balje nuk është parë asnjëherë më e bukur se kaq16 June 2021
Majlinda Bregu: BE-ja e ka humbur magjinë që ka pasur dikur 6 July 2021