Nga Vendi
28 May 2025
Kallëzim penal ndaj Fatmir Deharit, ai reagon: “Lejohet çdo gjë që nuk e ndalon ligji”

Departamenti për Punë të Brendshme në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër Fatmir Deharit (51), për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, në përputhje me nenin 353 të Kodit Penal.

Reagimi i Deharit erdhi në emisionin “Click Plus” në TV21, ku ai u shpreh i shqetësuar lidhur me këtë zhvillim, duke ngritur pyetjen nëse gjithçka po ndodh për shkak të identitetit të tij.

“Mesazhi është shumë shqetësues. A është kjo vetëm pse kryetari i Kërçovës është një Fatmir? Apo një kryetar që ka qenë në krye të komunës së Osllomesë dhe më pas në detyra të tjera?”, u shpreh Dehari.

Ai shtoi se për herë të parë në historinë e institucioneve që ka drejtuar, përballet me një kallëzim penal nga një institucion që vetë e ka menaxhuar më parë.

“Për herë të parë në historinë e sa vjet që drejtoj institucione, kallëzimi vjen nga një institucion që e kam drejtuar unë vetë,” theksoi ai.

Në fund, Dehari theksoi se “lejohet çdo gjë që nuk e ndalon ligji”, duke nënvizuar nevojën për drejtësi dhe trajtim të barabartë.

Hetimet për këtë rast pritet të vazhdojnë, ndërsa autoritetet kompetente nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme për natyrën e akuzave.



Të ndryshme
Më shumë
Kandiq godet Vuçiqin për të pagjeturit pas takimit me Kurtin, ia përmend rastin e Ramë Manajt16 June 2021
Momente tmerri! Nënat afgane hedhin foshnjat mbi telat me gjemba, u përgjërohen amerikanëve ti marrin19 August 2021
Kufijtë tokësorë të Greqisë mbeten të mbyllur edhe për dy javë28 August 2020