Nga Vendi
29 May 2025
Debati për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale përfundon pa votim – Mexhiti kritikon BDI-në për uljen e numrit të këshilltarëve

Debati parlamentar për Ligjin e ri për Vetëqeverisje Lokale ka përfunduar pa u vendosur fare për votim në Kuvend. Temë kryesore e përplasjes mes partive politike ishte mosllogaritja e banorëve jorezidentë në përllogaritjen e numrit të këshilltarëve komunalë, çka ka sjellë ulje të përfaqësimit në disa komuna.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, reagoi ashpër ndaj kritikave të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i cilësuar të pabaza, pasi sipas tij, ishte vetë kjo parti që vendosi standardin aktual për regjistrimin e popullsisë mbi të cilin bazohet edhe përcaktimi i numrit të këshilltarëve.

“Për gabimet e tyre vazhdimisht po na akuzojnë,” deklaroi Mexhiti. “Dallimi këtu është se si do të përcaktohet numri i këshilltarëve të komunave. Më herët nuk ka pas dilema – regjistrimi ka qenë i qartë, ka pas numër të qytetarëve. BDI-ja regjistrimin e fundit e ka bërë me qytetarë rezidentë dhe jorezidentë. Nuk është se s’ka qenë VLEN-i atëherë – pra ishte pikërisht BDI-ja përmes Entit Shtetëror të Statistikës, ku kishte nënkryetarin Ilmiun dhe ministra në Qeveri.”

Sipas Mexhitit, kjo çështje nuk ka prapavijë etnike dhe është rezultat i rregullave që tashmë janë kthyer në normë ligjore. “Ajo që e ka bërë BDI-ja tash është normë ligjore, është normë që duhet të respektohet,” theksoi ai, duke shtuar se përderisa në disa komuna numri i këshilltarëve ulet, në të tjera ai rritet, në përputhje me të dhënat aktuale të popullsisë.

Projektligji pritet të rikthehet në seancat e ardhshme për shqyrtim dhe votim, ndërkohë që tensionet politike mbi këtë temë pritet të vazhdojnë./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Bjordi flet për mungesën e madhe të Adelës21 October 2021
Një ligj i ri në BE do t’i detyrojë prodhuesit e telefonave të krijojnë bateri të zëvendësueshme10 January 2024
Kandiq: Vuçiq dhe Brnabiq po i gënjejnë serbët në Kosovë30 September 2021