Nga Vendi
3 June 2025
Bujar Osmani: BDI do të propozojë lista të hapura për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka deklaruar se partia e tij do të propozojë lista të hapura për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e përfshirjes më të drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin zgjedhor, duke i dhënë atyre mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë politike, por edhe kandidatin që do t’i përfaqësojë në Kuvend.

Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, BDI do të propozojë zyrtarisht lista të hapura. Qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që do t’i përfaqësojë. Kjo është mënyra më e drejtë për të fuqizuar votuesin dhe për të garantuar përfaqësim real në Kuvend”, shkruan Osmani në deklaratën e tij.

Nisma për listat e hapura shihet si një hap drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies politike, si dhe si një përpjekje për të rritur besimin e qytetarëve në sistemin përfaqësues.

Ky propozim pritet të nxisë debat në skenën politike dhe ligjvënëse të vendit, ndërsa në fokus mbetet reforma e sistemit zgjedhor për një përfaqësim më të drejtë dhe më të ndershëm të votës qytetare./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja rrah burrin e saj, i shkakton lëndime trupore17 September 2021
20% e gjuhëve rrezikojnë të “vdesin” deri në fund të shekullit21 June 2021
Konfirmohet: Luana Vjollca largohet nga Top Channel pas 15 vitesh28 September 2021