Nga Vendi
15 July 2020
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 15:00 është 31.78 për qind

Deri në ora 15:00, gjithsejtë kanë votuar 576 576 qytetarë apo 31.78 për qind e votuesve. Sipas njësive zgjedhore, njësia e tretë ka jehonën më të madhe të votuesve deri në ora 15:00, ndërsa jehonë më e ulët është regjistruar në njësinë 6 zgjedhore.

Njësia e Parë Zgjedhore 34.51 %
Njësia e Dytë Zgjedhore 29.96%
Njësia e Tretë Zgjedhore 37.24%
Njësia e Katërt Zgjedhore 35.56%
Njësia e Pestë Zgjedhore 31.51%
Njësia e Gjashtë Zgjedhore 22.85%

 

Në njësinë e parë zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Kisella Vodës me 36,77 për qind, komunën e Karposhit me 38.4 për qind, komunën Qendër me 38,82 për qind.

Në njësinë e dytë zgjedhore dalje më të madhe të votuesve ka në komunën Gjorçe Petrov ku ka dalje 36.74 për qind të votuesve, në Butel 34.54 për qind.

Në njësinë e tretë zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Berovës me 41.09 për qind, Gratsko me 37.62 për qind, Lozovo me 42.46 për qind dhe komuna Probishtipit me 44.32 për qind.

Në njësinë e katërt zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Gjevgjelisë me 44,01 për qind, Negotina me 41.5 për qind, Demi Kapia me 42.52 për qind.

Në njësinë e pestë zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Vevçanit me 49.22 për qind, Krushevë me 47.02 për qind.

Në njësinë e gjashtë zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Gostivarit me 23.65 për qind, Tetovë me 26.17 për qind dhe Jagunovce 25.21 për qind.



Të ndryshme
Më shumë
Alesia Bami mahnit edhe pa makiazh26 August 2020
23 vjet nga masakra e Gostivarit, 9 korrik 1997 9 July 2020
Ky është dedikimi prekës i të birit për Cimen22 October 2021