Nga Vendi
7 June 2025
Aksident në rrugën Shkup – Tetovë, ndërroi jetë një vajzë 19-vjeçare

Në një aksident të rëndë komunikacioni i cili ka ndodhur dje, rreth orës 16:20, në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, ndërroi jetë një vajzë 19-vjeçare.

“Një automjet ‘bmv’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga 22-vjeçarja M.Xh. nga fshati Semenishtë, Komuna Saraj, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Në aksident lëndime të rënda në trup ka marrë bashkudhëtarja V.M. (19) nga fshati Semenishtë, e cila ishte dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’, ku në orën 17:40 mjeku ka konstatuar vdekjen”, njoftoi sot MPB.

Lëndime në trup kanë marrë edhe bashkudhëtaret A.M. (21), A.M. (21) dhe R.M. (24), të gjitha nga fshati Semenishtë, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

 

Mbikëqyrje në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe prokurori publik me urdhër të të cilit trupi i të ndjerës ishte dhënë në autopsi./Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe thotë se deri në fund të verës do të arrihet imuniteti kolektiv22 June 2021
Ja cilat janë 12 premtimet me të cilat Vullnet Murseli synon ti fitoj zgjedhjet në Tetovë29 September 2021
Nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut me qeveri të re28 August 2020