Nga Vendi
16 June 2025
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se kanë marrë vendim për rritje të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.63% krahasuar me vendimin e datës 9.06.2025.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E V) rriten me 1.50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) ulet me 1.00 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit të karburantit M-1 NS rritet me 1.293 den/kg dhe tani do të arrijë në 39.779 den/kg.

Nga data 17.6.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

 

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 76.00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 78.00 (denarë/litër)

EURODIESL BS (D-E V) do të shitet për 67.50 (denarë/litër)

Vaj ekstra i lehtë për karburant 1 (EL-1) do të shitet për 67.50 (denarë/litër)

Vaj për ngrohje M-1 NS do të shitet për 39.779 (denarë/kilogram).



Të ndryshme
Më shumë
Donjeta Sadiku i sjell Kosovës medaljen e artë nga “Strandja 2026” 2 March 2026
Ndodh e papritura në “Big Brother VIP”, dy konkurrentët puthen në buzë26 October 2021
Arben Fetai: Me valixhe erdha nga Belgjika, por nuk kam ndërmend të iki – Taravari po “artanizohet”25 May 2025