Nga Vendi
17 June 2025
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me Presidentin e Azerbajxhanit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është takuar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.“Kisha kënaqësinë të takoj Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev, me të cilin filloj vizita ime zyrtare në Baku, Azerbajxhan. Theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë politikën, ekonominë, digjitalizimin dhe dialogun ndërparlamentar. Shpreha mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe theksova se Maqedonia e Veriut e konsideron Azerbajxhanin një vend mik dhe partner të rëndësishëm. U shpreha i bindur se vizita ime në Baku do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe do të hapë rrugë për nisma të reja që forcojnë këto lidhje”, ka shkruar Gashi.



Të ndryshme
Më shumë
Përfshihet nga zjarri vetura e instrumentistit Xhemil Gjini 2 July 2021
Policia: Dyshohet se sulmi mbi autobus në Gllogjan u krye nga një person i vetëm26 November 2021
SPB Tetovë: Gjoba për 17 shoferë të cilët në gjendje të alkoolizuar kanë drejtuar makinat27 September 2021