Nga Vendi
17 June 2025
Mickoski: Dy miliardë denarë për investime në arsim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me premtimin për përmirësimin e infrastrukturës në arsim dhe aktivitetet që ndërmerren në këtë drejtim, deklaroi:“Sa i përket Ministrisë së Arsimit, këtu kemi investime prej rreth 2 miliardë denarësh, shtatë shkolla krejtësisht të reja dhe 20 që janë duke u rinovuar, katër salla të reja sportive, dy konvikte studentësh. Një pjesë e marrëveshjes strategjike dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar, ndërtimi i fakultetit të ri mjekësor në kuadër të qendrës së re klinike në Shtip dhe konvikti studentor me 200 shtretër, si dhe fillimin e ndërtimit të kompleksit universitar të Universitetit “Nënë Tereza”, tha Kryeministri.



Të ndryshme
Më shumë
Historike! Kurti: Nga 1 tetori, arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë17 September 2021
Në Gjermani jo me vaksinë kineze, Teste dhe dëshmi vaksinimi në gjuhë të huaj për Pfizer dhe AstraZeneca21 June 2021
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar 3 December 2025