Nga Vendi
30 June 2025
Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike

Nga Klinika e Onkologjisë informojnë se të gjithë pacientët po e marrin terapinë e nevojshme dhe se janë të disponueshëm ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

“Ilaçi Paclitaxel është porositur me kohë nga Klinika, por ka vonesa në distribuim dhe na është njoftuar se këto ditë do të shpërndahet në Klinikë. Për Paclitaxel-in ka zëvendësim nga e njëjta grupë barnash me efikasitet identik dhe ai është Docetaxel-i. Gjithashtu, ilaçi Erlotinib zëvendësohet te pacientët me Gefitinib, i cili ka efikasitet të njëjtë.

Tenderët janë realizuar me kohë dhe presim që këto barna të arrijnë në javën e parë të korrikut. Në ndërkohë, siguroj se për të gjitha terapitë ka zëvendësim cilësor dhe vazhdimësia në trajtim është plotësisht e garantuar”, informon Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

 

Nga MSH thonë se këtë vit është dyfishuar buxheti i kushtëzuar i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë për barna inovative./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: OBRM-PDUKM shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind10 September 2020
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka katër zjarre aktive 5 July 2025
Kanali i Suezit vazhdon të mbajë të bllokuar miliona dollarë produkte, të shumë kompanive evropiane16 June 2021