Nga Vendi
30 June 2025
Aksident trafiku në autostradën Dellçevë-Shtip, humb jetën një person

Më 29.06.2025 në orën 07.06 në DPB Koçan, është raportuar se në autostradën Dellçevë-Shtip, në afërsi të kryqëzimit “Komposara”, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Renault Traffic” me targa regjistrimi të Koçanit, në pronësi të Institucionit Publik Shëndetësor Vinicë, i drejtuar nga B.S. (63) nga fshati Jakimovo, Vinicë, dhe një moped “Tomos” me targa regjistrimi të Shtipit, i drejtuar nga L.P. (72) nga vendbanimi Orizari, Koçan.

“Shoferi i mopedit ka vdekur në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

 

Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektimi nga policia e Koçanit”, thonë nga MPB./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Trump vlerëson Osmanin në fund të mandatit, thekson trashëgiminë dhe bashkëpunimin e ardhshëm21 April 2026
Adelina merr mbiemrin e burrit maqedonas, zyrtarisht Tahiri-Markov 22 September 2026
Pamje të rralla/Tetova në një reportazh të vitit 1983 (VIDEO+FOTO)26 January 2021