Nga Vendi
30 June 2025
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës

Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Sot prita në kufi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili do të jetë nesër në Takimin e lidershipit, BE-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes.

E mirëprita si mik, si vëlla, si udhëheqës të një shteti që na qëndron pranë në çdo kohë.

Kjo pritje ishte një shenjë respekti dhe vlerësimi për lidhjet që na bashkojnë, për qasjen e përbashkët që kemi ndaj sfidave të rajonit, dhe për besimin që ndajmë në të ardhmen tonë evropiane.

Biseduam shkurt, me sinqeritet dhe vullnet të përbashkët. Për mundësitë që kemi para vetes. Për bashkëpunimin. Për njerëzit tanë, për vendet tona, për rrugën tonë drejt Evropës. Dhe është mirë kur në këtë rrugë kemi pranë njëri-tjetrin”, shkruan Mexhiti.



Të ndryshme
Më shumë
Nga kureshtja për të parë aksidentin që kishte ndodhur, shoferi i bie nga mbrapa veturës tjetër29 July 2021
Qyra ‘gjunjëzohet’ para Mickoskit, kërkon falje dhe thotë se nuk do të përsëritet më 5 December 2025
BDI akuzon për punësime diskriminuese dhe monoetnike në filialin e CEMV-së në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër22 May 2025