Nga Vendi
30 June 2025
Takim vëllazëror në Shkup mes Ali Ahmetit dhe Edi Ramës – Mesazh i përbashkët për integrimin europian të rajonit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim vëllazëror dhe me thellësi politike në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, z. Ahmeti theksoi se në një kohë kur Shqipëria po ecën në mënyrë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e pandashme e këtij procesi.

“E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces,” – shkruan Ali Ahmeti në postimin e tij.

Në fokus të diskutimeve ishin disa çështje kyçe për të ardhmen e vendit dhe rajonit:

– Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;
– Marrëdhëniet ndëretnike në vend;
– Rëndësia e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Ahmeti e përshkroi takimin si të sinqertë dhe vëllazëror, me një qasje që reflekton barazi dhe përkushtim ndaj perspektivës europiane.

“Falënderoj Kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme të barazisë dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut,” – përfundon ai.

Ky takim vjen në një moment të ndjeshëm politik për rajonin, ku bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet liderëve shqiptarë në Ballkan po shihet si faktor kyç për avancimin e proceseve euroatlantike./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Çift i ri në BB VIP, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira japin puthjen e parë 2 January 2022
Regjisori shqiptar i gëzohet koncertit të Bregoviq: Nuk rri dot pa marrë pjesë 9 August 2021
Nuhiu për ekspertët gjermanë: Kujt t’i besojmë nëse nuk i besojmë Qeverisë Federale Gjermane15 September 2021