Nga Vendi
4 July 2025
Në një vjetorin e Qeverisë, liderët e VLEN-it u mburrën me të arriturat

1 vit punë, dinjitet dhe ndryshim. Me këtë moto, krerët e partive të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi, Arben Fetai e Bekim Qoku, të shoqëruar nga funksionarë partiak të nivelit qendror e lokal, shënuan njëvjetorin e qeverisjes. Krahas arritjeve të cilat ishin në theks të fjalimeve, liderët kritikuan ashpër qasjen e opozitares BDI, duke cilësuar se janë kthyer kor fabrikimesh.

“Të njëjtit njerëz që sulmojnë e akuzojnë janë ata që për vite mbajtjen gjuhën shqipe peng. Ata që sot bëjnë zhurmë për medresenë për kampusin e UNT-së apo për shkollën në Nerovë, janë po ata që për një dekadë nuk bënë asgjë. Janë ata që kurrë nuk e bënë ligjin për përfaqësim të drejtë, por krijuan një mekanizëm për shantazhimin e shqiptarëve për të ruajtur pushtetin e vet. Ata flasin për shëndetësi, por nuk e dinë se çfarë është respekti për mjekun, ata flasin për siguri, por në kohën e tyre shteti ishte kthyer në pronë private. Ata flasin për shtet të së drejtës, por në krye të partisë kishin njerëzit që sot janë në arrati”, deklaroi Izet Mexhiti, VLEN.

Liderët e VLEN, theksuan që gjatë qeverisjes së tyre është shkatërruar perandoria e kazinove, janë sjellë një sërë masash ekonomike që mes tjerash janë rritur rrogat e të punësuarve dhe pensionet, ndërsa numëruan dhe projektet e financuara nga qeveria. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
E papritur! Lind çifti i ri nga ‘Përputhen’ jashtë programit23 August 2021
Përplasje zinxhir me 8 automjete në autostradën Shtip–Shkup23 February 2026
Qeveria bullgare e ka aprovuar Memorandumin mes Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë për Korridorin 815 October 2021