Nga Vendi
4 July 2025
BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe”

“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë një devijim alarmant të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti ideologjik që e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe e kthen në një zgjatim institucional të “Botës serbe”;, kështu reaguan sot përmes një komunikate për media nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI thonë se “ndërkohë që Parlamenti Evropian në raportin e tij më të fundit shpreh shqetësimin për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik të vendit, autoritetet në Shkup, me mbështetje të plotë shtetërore, organizojnë përkujtimin e 111-vjetorit të pushtimit serb të Maqedonisë në Shtip, duke e kthyer një ngjarje historike të dhunshme në një manifestim “festi” të përbashkët me Beogradin zyrtar”.

“Në të njëjtën kohë, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Mejdani, i cili ndërhyri për të zgjidhur një çështje konkrete në një shkollë shqipe në fshatin Nerovë të Krushevës aty ku shteti dështoi u bë objekt i një sulmi verbal të ashpër nga përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë, të cilët në vend që të japin llogari për paaftësinë e tyre, u hodhën në agresion të turpshëm ndaj atyre që e mbajnë gjallë përgjegjësinë institucionale për shqiptarët. Të gjitha këto janë pjesë të një narrative të qëllimshme: përjashtimi i shqiptarëve nga shteti, Kjo nuk është më politikë, është projekt. Një projekt që e sfidon Marrëveshjen e Ohrit, e minon bashkëjetesën, dhe e orientojnë vendin drejt një modeli shtetëror etnik, nën ndikimin serb.BDI kërkon reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve që besojnë në një Maqedoni të barabartë dhe evropiane të mos qëndrojnë indiferentë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.



Të ndryshme
Më shumë
Mariçiq: Qëllimi është që regjistrimi të përfundojë në afatin e paraparë29 September 2021
KSHZ i konfirmon protokollet për votim për 13, 14 dhe 15 korrik28 June 2020
Zekolli me apel drejtuar LSDM-së për Zaevin: Anuloni budallallëkun para se t’ju tërheq në një pus!30 June 2020