Nga Vendi
5 July 2025
Bajram Rexhepi reagim i ashpër ndaj Bilall Kasamit: “Sulm i turpshëm ndaj shtetit shqiptar!”

Politikan Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, drejtuar ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani. Në një postim në faqen e tij zyrtare, Rexhepi e ka cilësuar këtë reagim si “sulm të ulët e të qëllimshëm ndaj shtetit shqiptar” dhe “shenjë të panikut personal të Kasamit”.

"Nëse një politikan shqiptar ka rënë aq poshtë sa të ironizojë dhe sulmojë publikisht përfaqësuesin e shtetit shqiptar, atëherë ai ka humbur jo vetëm busullën kombëtare, por edhe dinjitetin politik e njerëzor", ka shkruar Rexhepi.

Ai ka theksuar se qëndrimi i Kasamit nuk është thjesht një “lapsus”, por një veprim i qëllimshëm që godet përpjekjet e Shqipërisë për të ndihmuar komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

"Një akt i turpshëm që flet më shumë për panikun e tij personal dhe për gjendjen e mjerë në të cilën ndodhet VLEN dhe Qeveria", vijon më tej Rexhepi, duke iu referuar edhe raportit të eurodeputetit austriak Tomas Vajc, ku këta aktorë politikë janë përmendur si “përkrahës të rrezikshëm të botës serbe”.

Ai ka kritikuar hapur ironinë e Kasamit ndaj legalizimeve të objekteve publike, duke sqaruar se nuk legalizohet toka, por objekti, dhe se kontributet për shkolla apo hapësira publike janë të mirëpritura dhe duhen përshëndetur.

"Në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thuhet qartë: 'Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.' Por këtë TI, dhe të ngjashmit si ti që funksiononi sipas logjikës së nënshtrimit, sigurisht që nuk mund ta kuptoni", thekson më tej ai.

Në përmbyllje, Rexhepi paralajmëron se "koha e hipokrizisë po mbaron", duke theksuar nevojën për llogaridhënie, dinjitet dhe përfaqësim të drejtë për shqiptarët në rajon./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Publikohet një video ku sigurimi e largon me dhunë Don Xhonin nga një restorant15 March 2022
Cilët mërgimtarë çojnë më shumë para?17 June 2021
Pas 1 viti numri i rasteve aktive me covid në Maqedoni bie ndër 1 mijë 7 June 2021