Nga Vendi
5 July 2025
I riu nga Kërçova humb jetën në aksident trafiku

Nga MPB njoftojnë se më datë 04.07.2025, në orën 15:26, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski”, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc i Kërçovës, dhe një motoçiklete “Hamachi” e drejtuar nga një djalë 17-vjeçar nga Kërçova.
“Motoçiklisti, me lëndime të rënda trupore, është transportuar në klinikën “Nëna Terezë” në Shkup, por gjatë rrugës për në spital, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Në vendin e ngjarjes kanë kryer hetime ekipet policore dhe një prokuror publik, me urdhrin e të cilit do të bëhet autopsia e trupit të motoçiklistit”, shtojnë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Deputetët në Maqedoni, 30 ditë për listat anketuese 6 August 2020
Krejt papritur, Geti dhe Noizy ‘bashkë’ në një skenë27 July 2021
Teuta që në moshë të re kishte shprehur dëshirën që të bëhej shofere. Por, vozitja për kategorinë D kishte një domethënie të veçantë, që një ditë të jetë shofere e autobusëve në Zvicër. Pa dyshim, puna në çdo shtet, shoqëri a kulturë,ka vlerën dhe pozitë 2 July 2021