Nga Vendi
11 July 2025
Ndërron jetë personi që mbeti i plagosur në fshatin Batincë

Sot, rreth orës 10:55, në Spitalin e Qytetit është sjellë një 49-vjeçar me dy plagë në pjesën e gjoksit, dhe pa shenja jete, konfirmojnë nga Spitali i Qytetit lidhur me të shtënat në Batincë. Mjekët thonë se janë ndërmarrë menjëherë masa për reanimim, por mjekët kanë konstatuar se viktima ka qenë tashmë i pajetë në momentin e pranimit.

“Sot, rreth orës 10:55, në spital është sjellë një person i gjinisë mashkullore, 49 vjeç, me dy plagë në pjesën e gjoksit. Janë ndërmarrë menjëherë masa për reanimim, por është konstatuar që ai është tashmë i ndjerë”, deklaruan nga Spitali i Qytetit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i plagëve, ndërkohë që organet kompetente kanë nisur hetimet. Bëhet fjalë për Agim Muharremin nga Batinca. Një pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Edhe pronari i kompanisë së sigurimit përfshihet në hetimet për zjarrin në Koçan 9 June 2025
Ish-zëvendëskryeministri shqiptar pjesë e Big Brother Albania VIP?24 September 2021
Kasami: Në këto zgjedhje ne u ofrojmë një model të ri komunave urbane dhe rurale28 September 2021