Nga Vendi
12 July 2025
MPB: Është miratuar sigurim 24 orësh për Danella Arsovskën

Pas incidentit që ndodhi të premten më 11 korrik dhe bazuar në vlerësimin e sigurisë nga Agjencia për Siguri Kombëtare, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur masa mbrojtëse 24-orëshe për kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

MPB sqaroi se pavarësisht komunikimeve të saj publike për kërcënime në rrjetet sociale, institucionet kanë vepruar në përputhje me ligjin për çdo rast të raportuar apo të zbuluar në mënyrë operative. “Më konkretisht: Më 1 qershor, Arsovska u përball me një kërcënim nga një automjet në lëvizje dhe është ngritur kallëzim penal. Më 2 korrik, raportoi një kërcënim nga një person që thuhej të ishte polic; ndaj tij është hapur procedurë disiplinore. Më 5 korrik u publikuan kërcënime ndaj këshilltares Irena Vitina – rasti është në trajtim. Më 11 korrik, pas incidentit në Çair, dy persona u arrestuan për sulmin ndaj saj, por kryetarja refuzoi të nënshkruajë kallëzimin në polici”, informoi MPB, duke shtuar se si mbajtëse e një funksioni publik, Arsovska do të mbrohet vazhdimisht për të garantuar sigurinë e saj dhe ushtrimin e detyrës.



Të ndryshme
Më shumë
Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve11 September 2026
Demonstrohet harta, ja si do të kalojë Serbia në Detin Adriatik përmes Kosovës 7 September 2020
Danillovski: Pritet rritje e infektimeve me coronavirus 8 July 2021