Nga Vendi
16 July 2025
Ndalohet një polic i burgut, MPB: Tentoi të fus drogë në burgun e Idrizovës

MPB Maqedoni njofton se dje (15.07.2025) në Stacionin Policor të Gazi Babës, nga Institucioni Korrektues Burgu Idrizovë, është raportuar se gjatë kontrollit të H.A. (42) nga Shkupi, i punësuar si oficer policie në Policinë e Burgut, janë gjetur dy paketime dhe dyshohet se ai po transportonte drogë.

“Zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës në SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje dhe është vërtetuar se pakot përmbajnë lëndë bimore dhe një substancë pluhur të bardhë”.

“H.A. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor, ndërsa në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngriten akuza përkatëse”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
FFK hap dyert për talentet e diasporës, nis kampi seleksionues për Kombëtaren e Kosovës13 June 2026
Ministria e Arsimit në Maqedoni akoma pa strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor 7 July 2020
Ja përse një fëmijë nuk duhet të flejë kurrë në divan16 June 2021