Nga Vendi
28 July 2025
QMK: Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 16 vjeçares që u zhduk në ujërat e lumit Vardar

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 16 vjeçares që u zhduk në ujërat e lumit Vardar. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka njoftuar shkurt se janë angazhuar të gjitha resurset institucionale, por deri tani pa rezultat. Është kontrolluar rrjedha e lumit Vardar nga vendi ku është raportuar se është parë për herë të fundit e deri në një gjatësi relative, por pa sukses. Në rrjetet sociale prindërit e saj kanë publikuar fotografi dhe identitetit e saj. Bëhet fjalë për Teodora Babarçiq me adresë në Gradsko, fshati Ulanci. Për gjetjen e trupit të saj janë angazhuar edhe Armata dhe Policia, ndërsa në ndihmë të institucioneve kanë dalë edhe banorë lokal dhe të zonave nga ku po zhvillohen kërkimet. Zhdukja e saj u raportua më 24 korrik. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Shfrytëzonte vajza për prostitucion, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ publikon mesazhet: Jam ai i arrestuari16 March 2022
Gazetarja e njohur ia thotë troç Elahid Cufit: Ti nuk je poet21 October 2021
Fjolla Morina tërheqëse në fotot e fundit, e krahasojnë me Kim Kardashian 9 July 2021