Nga Vendi
29 July 2025
Zjarrfikësit sllovenë pritet sot pasdite të arrijnë në Berovë

Automjetet dhe pajisjet speciale të zjarrfikësve, të cilat do të mbërrijnë sot në Berovë, së bashku me 50 zjarrfikës profesionistë nga Sllovenia, do të vendosen në stadiumin “Dimitar Berovski” si qendër logjistike me të gjitha burimet në dispozicion. Prandaj, stadiumi do të jetë i mbyllur përkohësisht për publikun, informoi Komuna e Berovës.

Më parë, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, informoi se ekipet sllovene do të nisen sot rreth mesditës, dhe mbërritja e tyre pritet në mbrëmje.

Ata do të jenë pjesë e përpjekjeve të koordinuara për të shuar zjarrin në “Goten”, i cili mbetet aktiv dhe i vështirë për t’u aksesuar.

Kjo nuk është hera e parë që Sllovenia ka dërguar mbështetje. Në vitin 2021, zjarrfikësit sllovenë dhe austriakë morën pjesë aktive në shuarjen e zjarreve në rajonin e “Maleshevjes”, duke treguar solidaritet dhe partneritet të vazhdueshëm me Maqedoninë.



Të ndryshme
Më shumë
Trupat e viktimave nga zjarri në Tetovë u dorëzohen familjarëve10 September 2021
Turistët e huaj do të bëjnë test PCR falas në Maqedoni30 June 2021
Partnerja e Ermal Fejzullahut ‘zhvishet’ në postimin e fundit22 June 2021