Nga Vendi
31 July 2025
Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima

Në rrugën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës ka ndodhur një aksident tragjik ku sipas informacioneve të para mësohet të kenë ndërruar jetë 3 persona dhe një 17 vjeçar ka mbetur me lëndime. Sipas informacioneve të para mësohet se vetura e tipit Opel Astra në të cilin udhëtonin viktimat dhe i plagosuri ka goditur autobusin e Hisar Turizam.

Për momentin në vendngjarje është prokurori dhe pjesëtarët e SPB Tetovë, ndërkohë kufomat janë dërguar në morgun e Tetovës. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, 125 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit10 August 2020
Shqipëri, katër viktima dhe 167 raste të reja me Covid-1914 September 2020
Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur11 September 2026