Nga Vendi
12 August 2025
POLICIA JEP DETAJE PËR VRASJEN NË TETOVË, JANË NDALUAR KATËR PERSONA

Tetovë, 12 gusht – SPB Tetovë sot ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi ditën e diel në Tetovë. Nga atje thonë se për rastin janë kryer bastisje në disa lokacione, me çka janë ndaluar katër të dyshuar.

“Më 11.08.2025, në periudhën prej orës 12:50 deri në orën 15:00, në fshatin Gajre të Tetovës, në bazë të urdhrit të gjykatës dhe në lidhje me shkëmbimin e zjarrit që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë, është kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku u gjetën sende me interes për hetimin.

Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy femra, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Elita Rudi takohet me aktoren turke më në zë të momentit30 June 2021
Që nga fillimi i pandemisë rreth 6.000 persona humbën jetën nga COVID-19 në Maqedoni 3 September 2021
“Aktive katër zjarre, dy hekilopterë të policisë dhe një i armatës po e shuajnë zjarrin mbi rrugën magjistrale Shkup – Bllacë” 7 July 2025