Nga Vendi
15 July 2020
KSHZ: Rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen në ora 23:00

Votimi në kushte të coronavirusit në këto zgjedhje kuvendare do të përfundojë dy orë më vonë në krahasim me zgjedhjet e mëhershme kur votimi përfundonte në ora 19:00.

Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Admir Shabani bëri të ditur se rezultatet do të publikohen dy orë pas mbylljes së vendvotimeve, pra në orën 23:00.

“Përllogaritjet tona janë se më së voni deri në ora 23:00 do të kemi një numër të konsiderueshëm të të dhënave”, tha zëdhënësi i KSHZ-së, Shabani.

Ndryshe, në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.715.263 votues./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Nuk e di se deri ku është hetimi, vendimin për Filipçen do ta marr në bazë të raportit të ekspertëve13 September 2021
Tre lëkundje sizmike brenda pak minutash në Shqipëri, pa pasoja 5 February 2026
Sot në Londër do të nënshkruhet Marrëveshja e Partneritetit Strategjik ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar22 May 2025