ShowBiz
4 September 2025
Sipas Kim nuk duhet të ketë detyra shtëpie për fëmijët, ja pse

Kim Kardashian ka ndarë një mendim të pazakontë për prindërimin.

Ylli i reality show-t, 44 vjeçe, ka zbuluar se ajo “nuk beson” te detyrat e shtëpisë për katër fëmijët e saj: djemtë Saint, 9 vjeç, dhe Psalm, 6 vjeç, si dhe vajzat North, 12 vjeç, dhe Chicago, 7 vjeç.

“Unë nuk besoj te detyrat e shtëpisë,” tha Kim — e cila i ndan fëmijët me ish-bashkëshortin Kanye West, 48 vjeç — gjatë paraqitjes në transmetimin “Mafiathon 3” të Kai Cenat.

Por do t’ju them pse. Fëmijët janë në shkollë për tetë orë në ditë,” shtoi ajo.

“Kur kthehen në shtëpi, ata gjithashtu duhet të merren me sport, të kenë një jetë, të kalojnë kohë me familjen. Mendoj se detyrat duhet të mbeten vetëm për në shkollë,” tha Kim, e cila së fundmi u kritikua pasi fansat vunë re se vajza e saj North kishte një ‘piercing’ të çuditshëm.

Gjatë paraqitjes, Kim u shoqërua nga djali i saj Saint dhe së bashku i bënë një shaka streamerit 23-vjeçar.



Të ndryshme
Më shumë
Rezultate nga përpunimi i votave prej 531 vendvotimeve në njësinë e 5 zgjedhore16 July 2020
Mickoski: Jemi të gatshëm për gjithçka konstruktive në rrugën drejt BE-së, por jo për veprime destruktive11 July 2026
Tashmë nuk ka më dyshime, publikohet letra e Messit ku kërkon largimin nga Barcelona (Foto)26 August 2020