Nga Vendi
23 September 2025
Gjuha shqipe/ Uniformat e reja të policisë, BDI-ja kundërshton vendimin e MPB-së

BDI-ja kundërshton vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për shpalljen për furnizim publik për uniformat e reja vetëm në gjuhën maqedonase. Nga BDI thonë se ky veprim paraqet edhe një rast tjetër të diskriminimit nga VMRO-DPMNE pasi paraprakisht e kishte kontestuar gjuhën shqipe në Gjykatën Kushtetuese. BDI kërkon tërheqjen e menjëhershme të shpalljes dhe zëvendësimin e uniformave të policisë në dy gjuhë. “Ky akt është shkelje flagrante e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe e ligjit për përdorimin e gjuhëve, që garanton barazi dhe dygjuhësi në institucionet shtetërore, veçanërisht në uniformat e policisë. Uniformat në një gjuhë nuk janë thjesht veshje. Ato janë simbol i identitetit të shtetit, i barazisë dhe i respektit. Kur ligji kërkon dygjuhësi dhe Qeveria imponon njëgjuhësi, kjo është dëshmi e humbjes së sovranitetit politik të partive shqiptare që sot janë pasqyra e interesave të VMRO-së”, reagon BDI.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e Veriut vazhdon evakuimin e qytetarëve nga Lindja e Mesme 9 March 2026
Vdes Vjollca Haxhiu? Këngëtarja demanton lajmin: Paturpësi... 9 August 2021
Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi 10 January 2026