Nga Vendi
26 September 2025
Ali Ahmeti nga Tearca: Më 19 Tetor #BASHKË për Dinjitetin Shqiptar

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka njoftuar për hapjen e shtabit zgjedhor të Besëlidhjes në Tearcë, duke e cilësuar këtë si një hap domethënës në fushatën për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ahmeti thekson se në çdo komunë shqiptarët po i bashkohen këtij “misioni të shenjtë” për mbrojtjen e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare.

“Këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale. Jo! Janë një betejë mes dy rrugëve, ose votojmë për ta rikthyer krenarinë tonë kombëtare, ose pranojmë të mbetemi argatë e hyzmeqarë të të tjerëve,” shkruan Ahmeti.

Ai bën thirrje për mobilizim të përgjithshëm në ditën e votimeve: “Më 19 tetor, #BASHKË do të votojmë fuqishëm, me zemër e me shpirt, për të ruajtur çdo arritje që është paguar me gjakun e dëshmorëve tanë.”

Mesazhi përmbyllet me tone optimiste dhe mobilizuese:“Fitorja është e jona, sepse e drejta është në anën tonë!”/Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Bitcoin rikthehet fuqishëm, tregu befasohet nga rritja27 September 2026
“Safe City” zgjerohet në të gjithë vendin, ende pa listë zyrtare të qyteteve29 March 2026
Voton Albin Kurti: Sot e kanë fjalën qytetarët14 February 2021