Nga Rajoni
27 September 2025
Presidentja Osmani takohet me Donald Trumpin: Miqësia dhe aleanca me ShBA-të mbetet boshti i pathyeshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson rolin e Shteteve të Bashkuara për paqen dhe lirinë në rajon, duke e quajtur partneritetin me Amerikën zemrën e lirisë kosovare.

Osmani ka ndarë detaje nga takimi i saj me presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore.

Ajo falënderoi liderin amerikan për interesimin e treguar për Kosovën dhe përkushtimin e SHBA-ve ndaj paqes, duke theksuar se aleanca me Amerikën mbetet boshti i pathyeshëm i shtetit kosovar.

Rreth takimit dhe bisedës ishte vet Osmani që tregoi me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Rriten çmimet në Maqedoninë e Veriut, inflacioni arrin në 5.7 për qind 8 May 2026
Shopova: Spitalet modulare të ndërtuara pa respektuar standardet, si i lejoi Inspektorati që ato të viheshin në përdorim!? 9 September 2021
Avokati i Popullit në Maqedoni hap linjë telefonike për paraqitjen e shkeljes të drejtës së votës17 October 2021