Nga Rajoni
29 September 2025
Kritika ndaj Kurtit: Në rrezik raportet me SHBA-në

Deklarata e Kurtit për pezullimin e dialogut me SHBA-në ndez reagime në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pezulluar, gjë që ka nxitur reagime të ashpra nga partitë opozitare në Kosovë.

Kurti theksoi se pengesat në raport me SHBA-në lidhen kryesisht me diplomacinë, duke shtuar se ai nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit në veriun e vendit. Sipas tij, Uashingtoni e sheh si të rëndësishme ngritjen e Serbisë nga sfera lindore, për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Moskën.

Ndërkohë, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës e akuzuan Kurtin se po e dëmton marrëdhënien strategjike me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si një rrezik serioz për të ardhmen e Kosovës./AlmakPress



Të ndryshme
Më shumë
Kapelja me rruaza e Gjestit është frymëzuar nga këngëtarja shqiptare?30 April 2025
Lëvizja Besa e caktoi kandidatin për kryetar të Strugës 1 September 2021
Shkalla e parë e dënoi për falsifikim. Gjykata e apelit e shpall Luiz Ejllin të pafajshëm 8 May 2025