Nga Vendi
30 September 2025
OBRM-PDUKM, Osmanit: Mickoski dhe OBRM-PDUKM as nuk urrejnë askënd dhe as nuk janë albanofobë

OBRM-PDUKM ka reaguar ndaj deklaratës së Bujar Osmanit, i cili akuzoi Hristijan Mickoskin për albanofob dhe se i urren shqiptarët.

“Osmani dhe BDI, në pritje të debaklit që do t’i godasë në zgjedhjet e ardhshme lokale, me qëllim që të fitojnë ndikim mediatik, po ngrenë përsëri pluhur në publik, duke përhapur etno-nacionalizëm dhe gënjeshtra tek qytetarët. Mickoski dhe OBRM-PDUKM as nuk urrejnë askënd, as nuk janë albanofobë. Mund të jenë vetëm ata nga BDI, të cilët me sa duket nuk e duan popullin e tyre”, njoftoi OBRM-PDUKM në reagim ndaj deklaratës së kandidatit për kryetar të Çairit nga radhët e BDI-së.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nëse Osmani dhe BDI do ta donin popullin e tyre, nuk do të kishin nënshkruar, siç thonë, marrëveshje kapitullimi me Bullgarinë dhe Greqinë, nuk do të kishin votuar për ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës, nuk do të kishin luajtur futboll në ministri, nuk do të kishte të rinj që blejnë qendra tregtare në qendër të qytetit.

"Nëse Osmani dhe BDI do ta donin popullin e tyre, siç thonë ata, nuk do të kishte banorë të Haraçinës, Bogovinës, Dollnenit, Kërçovës, Likovës, Plasnicës, Strugës, Tearcës, Sarajit, që ecin nëpër baltë, pa furnizim me ujë, pa kanalizime, pa kushte themelore njerëzore për jetesë.

Ne besojmë se Osmani dhe BDI, para se të dalin të mbajnë fjalime para publikut, së pari duhet të shikojnë veten në pasqyrë", thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Policia e Maqedonisë së Veriut kapi të arratisurin e dënuar për vrasje, dhunë dhe dëme tjera23 November 2021
Arrestohet 61-vjeçari në Kavajë, ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare30 June 2021
Teuta Arifi: U kompletua asfaltimi te “Rruga 116”13 August 2021