Nga Vendi
1 October 2025
VLEN: Ne nuk premtojmë, ne punojmë

VLEN mbrëmë ka mbajtur konventën promovuese për zgjedhjet lokale. Nga ky koalicion thonë se mbrëmë Shkupi u shndërrua në kryeqendër të bashkimit shqiptar dhe se mijëra qytetarë mbushën çdo cep të sallës, ndërsa qindra të tjerë mbetën jashtë për shkak të masovitetit.

"Mbrëmë Shkupi dhe gjithë shqiptarët ishin një zë. VLEN-i nuk premton, VLEN-i punon. Kjo u dëshmua me veprat që sot i sheh secili qytetar shqiptar: 40 milionë euro për Universitetin “Nëna Terezë” sepse duam dije të vërtetë, e jo diploma pa vlerë. 25 milionë euro për Sheshin “Skënderbeu” që zemra e Shkupit të rrahë njësoj edhe për shqiptarët. 80 milionë euro për komunat shqiptare, qindra projekte konkrete të realizuara, dhe gati 240 milionë euro të tjera deri më 2028 për zhvillim të drejtë e të barabartë. 2300 shqiptarë të punësuar dhe 700 të avancuar, ky është “përfaqësim i drejtë dhe adekuat”, jo mashtrim me statistika".
"Prandaj, me plot bindje ju themi: VLEN-i nuk është listë premtimesh, por inventar punësh. VLEN-i nuk është projekt fushate, por projekt kombëtar. Ne qeverisim me përgjegjësi, punojmë me përkushtim dhe mbajmë amanetin e popullit. Nga ne nuk dëgjoni sharje për shqiptarët, por shihni vepra për shqiptarët".



Të ndryshme
Më shumë
Dimitrieska-Koçoska: Do të mbështesim fuqishëm sektorin privat si nxitës i rritjes ekonomike30 January 2026
Zjarri në Gërçishte të Vallandovës ende nuk është vënë nën kontroll, dje lëndime të lehta morën dy të punësuar 2 July 2025
Donaldi apo Romeo? Sabiani në dilemë për binjakët te “Kosherja”: Kë të marr dhe kë të lë?11 April 2022