Nga Vendi
1 October 2025
Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia” shtyhet për më 8 tetor

Gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, i cili bashkë me dy onkologë të tjerë është shtyrë për më 8 tetor, pasi mbrojtja e të akuzuarit të parë Vasev kërkoi prokurori shtetëror publik Lupço Kocevski ta marrë lëndën ose t’ia dërgojë prokurorisë tjetër.

“Duke pasur parasysh se propozimi i dërguar prokurorit publik shtetëror Lupço Kocevski me të cilin kërkohet ndërmarrje e ndjekjes penale, për të cilin parashtrim nevojitet të vendosë prokurori publik i RMV-së, gjykata konstatoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për udhëheqjen e procedurës për të cilat shkaqe seanca shtyhet për më 8 tetor”, deklaroi gjykatësja Snezhana Markovska.

Para fillimit të seancës gjyqësore avokati i Vasevit, Spiro Ristovski dorëzoi në Gjykatë kërkesë për delegimin e kompetencës nga PTHP Shkup të prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski dhe ai plotësisht ta marrë procedurën ose ta delegojë në prokurori të tjetër publike.

Prokurorja publike, Ana Gogovska Jakimovska, kërkoi shtyrje të seancës së sotme, pasi siç tha, nuk mund të deklarohet për këtë kërkesë dhe duhet ta dorëzojë aty ku është dërguar.

Avokatët e të akuzuarit të parë Nino Vasev, Martin Mitrovski dhe Nikolla Starvrev para fillimit të seancës së sotme gjyqësore e njoftuan Gjykatën se e tërheqin autorizimin, ndërsa avokatë të rinj të Vasevit janë Delo Kadiev dhe Spiro Ristovski.

Seanca e sotme gjyqësore duhej të vazhdonte me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, të cilët një pjesë ishin ftuar sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, bashkë me edhe dy onkologë Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve. Procedura filloi kundër edhe një onkologe, e akuzuara e dytë Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin para gjykatës, pas çka gjykata e dënoi me kusht me dy vjet.



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut13 August 2021
Për herë të parë diskutohet për dozën e katërt të vaksinës Anti-COVID27 October 2021
Adriana Lashes me mesazh për Apple: “Hidh Kosovën në hartë”27 July 2020