Sport
4 October 2025
Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoren ndaj San Marinos

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë më 10 tetor ndeshjen e radhës miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 17:00.

Grumbullimi zyrtar i skuadrës kuqezi do të nisë ditën e hënë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, aty ku ekipi do të përgatitet për sfidën miqësore.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 21 lojtarë të grumbulluar për këtë ndeshje. Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në kampionatet jashtë vendit.

Deri në Europianin U-21 të vitit 2027, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si vend organizator, kuqezinjtë do të zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore. Prandaj, këto takime janë shumë të rëndësishme për të provuar grupin dhe për të parë gjendjen e skuadrës./fshf.org



Të ndryshme
Më shumë
“Dëgjova hapa nëpër shkallë”, flet fqinja e 20-vjeçares që u vra nga burri i saj22 June 2021
Vazhdohen masat aktuale për hyrje në Greqi nga Maqedonia e Veriut23 July 2021
Kufijtë e BE-së mbesin të mbyllur për shtetasit e Maqedonisë edhe pas 1 korrikut29 June 2020