Nga Vendi
5 October 2025
Ali Ahmeti pritet të mbajë fjalim historik në Tiranë

Më 17 tetor 2025, në Sheshin “Skënderbej” të Tiranës, pritet të mbahet një nga fjalimet më të rëndësishme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ky do të jetë fjalimi i tij i parë në qendër të Tiranës, në një ngjarje që vlerësohet si historike për veprimtarinë e tij politike e kombëtare.

Pas fjalimeve të bujshme në Shkup dhe Prishtinë, ku Ahmeti ka mbrojtur me forcë rolin dhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai tashmë do të ngjitet në tribunën e kryeqytetit shqiptar për të përcjellë mesazhin e tij politik dhe kombëtar.

Kujtojmë këtu që Ali Ahmeti, mban edhe titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, ndërsa pritjet për këtë fjalim janë të mëdha në mbarë hapësirën shqiptare.



Të ndryshme
Më shumë
Ekskluzive: Arif Asani emërohet zëvendës drejtor në BSP21 November 2020
Kreu i OBSH: Kërcënimi më i madh, nuk është vetë virusi!11 July 2020
Jehona e daljes deri në ora 15:00 është 34.22 për qind31 October 2021