Nga Vendi
6 October 2025
Bilall Kasami premton stacion të ri modern të autobusëve në Tetovë

Kandidati për kryetar i komunës së Tetovës nga radhëte VLEN-it Bilall Kasami, ka paralajmëruar sot ndërtimin e një stacioni të ri modern të autobusëve në bllokun 58, i cili sipas Kasamit, do të jetë funksional dhe i integruar bë rrjetin e transportit publik.

Bilall Kasami po ashtu ka premtuar edhe blerjen e pesë autobusëve të ri dhe tre minibusëve  që do të jenë elektrik, me qëllim shtimin e kapaciteteve të transportit publik, por edhe përfshirjen e fshatrave të malësisë në rrjetin e transportit publik, me ç’rast, sipas Kasamit, do të ndihmohet edhe përpastërtinë e ajrit.

Kandidati i VLEN për kryetar komune, premtoi sot edhe ndërtimin e shtigjeve të reja për biçikleta të cilat planifikohet të ndërtohen në linjë të veçantë bashkë me transportin publik.



Të ndryshme
Më shumë
Pasi hoqi veshjen islame, këngëtarja u përball me qindra komente negative në internet!18 October 2020
Davidkovski: Të ndryshohet ose të ulet numri I komunave, por edhe të ketë ndarje të komunave rurale dhe urbane16 September 2021
Vuçiq: Do ta mundim Kosovën në Interpol dhe Unesco 6 September 2021