Nga Vendi
6 October 2025
MPB njofton se ka ndodhur një aksident tragjik në trafik në magjistralen Kërçovë-Ohër ku ka humbur jetën një person

“Në SPB Kërçovë është raportuar se në magjistralen Kërçovë-Ohër, mbi fshatin Popoec, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Nissan Navara” të drejtuar nga B.S. (26) nga fshati Drslajcë, Strugë, dhe një automjeti “BMW” të drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Greshnicë, Kërçovë.

Në aksident, bashëudhëtari i automjetit BMW, E.B. (25) nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës, pësoi lëndime të rënda dhe u transportua në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, ku edhe ndërroi jetë.

Vdekjen e ka konfirmuar një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga prokurori publik dhe një ekip inspektimi nga DPB e Kërçovës.



Të ndryshme
Më shumë
Rama e ‘vodhi’ idenë e Erdogan për 2 satelitët21 October 2021
Ahmeti: Ne në vazhdimësi kemi qenë për partneritet të shtuar mes partive politike30 August 2021
Tearca drejt investimeve të reja në sport, takim mes Memishit dhe Sadikut16 April 2026