Nga Vendi
8 October 2025
Ahmeti: Zgjedhja përfundimtare, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Në promovimin e kandidateve gra për këshilltare në Komunën e Tetovës, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, theksoi se zgjedhjet e ardhshme nuk janë zgjedhje të zakonshme politike, por një përballje për dinjitetin kombëtar dhe drejtësinë historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 

Ahmeti vuri në dukje se pjesëmarrja dhe përfaqësimi i grave në politikë janë dëshmi e pjekurisë demokratike të shoqërisë dhe e forcës së projektit që BDI ka ndërtuar ndër vite. “Këto zgjedhje janë për më shumë sesa për pushtet lokal. Këto janë zgjedhje për dinjitetin kombëtar, për barazinë, për të ardhmen e brezave që do të trashëgojnë një shtet të drejtë dhe të barabartë,” u shpreh ai.

Duke folur para një salle të mbushur me mbështetëse dhe aktiviste, Ahmeti theksoi se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar në këtë proces, sepse siç tha ai, “Zgjedhja përfundimtare janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, aty përcaktohet e ardhmja jonë politike dhe kombëtare.”

Në fjalën e tij, ai lavdëroi kontributin e grave në ndërtimin e institucioneve, në arsim, shëndetësi dhe jetën publike, duke i cilësuar ato si “shtylla të qëndrueshmërisë kombëtare”./AlmakPress



Të ndryshme
Më shumë
Rrëfime tronditëse nga fronti në Ukrainë, ish ushtarët rusë flasin për ekzekutime dhe tortura24 February 2026
Qeveria greke ofron 150 euro për të rinjtë që do të vaksinohen29 June 2021
Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet30 September 2021