Nga Vendi
11 October 2025
BDI: VLEN po frikësohet nga mundësia për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski po tregon gatishmëri

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas atyre lokale të 19 tetorit.

Nga BDI thonë se Mickoski është i gatshëm për një “matje të re elektorale”, ndërsa problemi qëndron tek VLEN-i të cilët me çdo kusht duan të rrinë në qeveri.
“VLEN e di shumë mirë se pas 19 tetorit nuk do të mund të fshihet më pas Mickoskit, sepse shqiptarët do t’i ndëshkojnë për nënshtrimin, për dështimet dhe për mungesën totale të legjitimitetit. Ndërsa Mickoski flet hapur për mundësinë e zgjedhjeve, VLEN përpiqet t’i shmangë ato me arsyetime të mjera për ‘shpenzime shtesë’ dhe ‘nevojë për stabilitet’. U kujtojmë se shpenzimet e zgjedhjeve janë shumë më të vogla se dëmi që ata i kanë shkaktuar shtetit me degradimin, me kontrata fiktive dhe me shitjen e pronës publike. VLEN frikësohet nga zgjedhjet, sepse e di që çdo votë shqiptare do të jetë votë kundër tyre. Në vend që të përgatiten për llogaridhënie, ata fshihen pas padronit të tyre politik, duke e ditur se pa VMRO-në nuk kanë as votë, as zë dhe as forcë. Frika e tyre nuk është nga zgjedhjet – është nga populli”, thuhet në reagim e BDI-së.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, 14 të vdekur dhe 753 raste të reja me coronavirus 8 December 2020
Alfred Cako: Këta janë tre masonët e famshëm të Kosovës21 June 2021
Tetë viktima dhe 241 raste të reja me Covid-19, shërohen 51 pacientë18 July 2020