Nga Vendi
13 October 2025
Zgjedhjet lokale, Osmani: Stop, shantazheve politike përmes kërkesave të pazgjidhura për legalizim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në kuadër të fushatës zgjedhore premton se do t’i japë fund praktikës së shantazheve politike përmes kërkesave të pazgjidhura për legalizim, të cilat, sipas tij, ndër vite janë mbajtur në sirtarë si mjet presioni ndaj qytetarëve. Osmani, premtoi që nëse bëhet kryetar brenda gjashtë muajve, aty ku ka bazë ligjore, nuk do të mbetet asnjë lëndë e pazgjidhur. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të bëjë revidim të projekteve aktuale.

“Unë dje fola për ndërtimet pa leje, këtyre të shtëpive. Diku 13.000 kërkesa ka pasur në Çair. Shumë prej këtyre dosjeve nuk janë zgjidhur. Mbahen nëpër sirtarë edhe ruhen për zgjedhje edhe kushtëzohen qytetarët, nëse na jepni votën do ua legalizojmë shtëpitë. Edhe unë thash këtë do e ndalim prej ditës së parë. Për gjashtë muaj, aty ku ka bazë ligjore, nuk do të ketë më asnjë dosje. Nuk guxojmë ne t’i kushtëzojmë qytetarët me punë për të cilat kemi detyrim ndaj tyre. Ose siç bëhet tash me këto punët një muaj apo një javë para zgjedhjeve. Ku është kryetari i komunës? E ka parë dikush kryetarin e komunës?”, deklaroi Bujar Osmani, Kandidat i AKI-së për Çairin.



Të ndryshme
Më shumë
Beniada e Big Brother: Për 100.000 euro vrapoj nudo nëpër Tiranë26 October 2021
Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve për protestë më 13 dhjetor në Shkup 4 December 2025
Big Brother VIP 5: Selin përballet me lajmin e rremë për Gimbon28 March 2026