Sport
13 October 2025
Nga Shkëndija e Tetovës te Kombëtarja Shqiptare: Cake bën ëndrrën realitet

Klisman Cake, lojtari i Shkëndijës së Tetovës i cili është grumbulluar nga Kombëtarja Shqiptare, është shprehur se Kombëtarja është ndjesi tjetër, një emocion krejtësisht i ndryshëm në krahasim me ekipin.

"Kombëtarja nuk krahasohet me asnjë klub apo ekip, është një ndjesi e papërshkueshme, një ndjesi që çdo fëmijë e ëndërron, është ëndërr e bërë realitet që kur kam qenë fëmijë", kështu u shpreh mbrojtësi 26-vjeçar i Kombëtares Shqiptare.

Gjithashtu, lojtari, i pyetur për ndonjë premtim të mundshëm nga trajneri për formacionin e ndeshjes së nesërme, u shpreh: "Në Kombëtare të gjithë jemi gati, nuk na bëhet asnjë premtim për formacionin. Ne jemi të kënaqur dhe duhet të jemi gati për të luajtur në fushë, në pankinë, edhe në tribunë nëse është e nevojshme".

Lojtari Cake, me shumë mundësi, pritet të jetë pjesë e formacionit të trajnerit Silvinjo për ndeshjen miqësore kundër Jordanisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme në Stadiumin "Air Albania".

Cake gjithashtu është lojtari i parë në historinë e Shkëndijës së Tetovës që grumbullohet nga Kombëtarja Shqiptare e futbollit, dhe me shumë mundësi do të bëjë ëndrrën realitet duke debutuar për ngjyrat kuqezi.

Gazetare: Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Pas zgjedhjeve të 15 korrikut do kemi kryeministrin e parë shqiptar (VIDEO) 3 July 2020
Ali Ahmeti: Tragjedia në Tetovë, dhimbje e madhe për të gjithë – opozita mos ta politizojë 15 September 2021
Parandalohen gara ilegale në aksin Tetovë-Shkup30 July 2021