Sport
14 October 2025
Shqipëria dhe Kosova drejt ‘play-off-it të Botërorit, kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale

Shqipëria dhe Kosova kanë siguruar fitore të rëndësishme këtë javë në kualifikueset e Botërorit dhe tashmë e shohin veten në vendin e dytë në renditjen e grupeve përkatëse, vetëm një hap larg sigurimit të play-off për zonën Europiane të turneut.

Formula e veçantë e play-off përfshin 12 skuadrat e dyta në grupe si dhe 4 skuadrat që nuk kanë qenë në dy vendet e para në grupet përkatëse, të cilat kanë hyrë nëpërmjet renditjes në Ligën e Kombeve.

Në situatën aktuale pas ndeshjeve të së hënës, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, e shohin veten në vazon e tretë.

Duhet theksuar se renditja për tre vazot e para, bëhet duke marrë për bazë klasifikimin e FIFA-s.

Ndërsa skuadrat e Ligës së Kombeve, edhe pse me renditje më të lartë në FIFA, shkojnë direkt në vazon e katërt.

Formula e play-off është me gjysmëfinalet e një skuadre të vazo 2 si pritëse kundër një skuadre të vazos 3.

Ndërsa një skuadër e vazos 1 është pritëse ndaj një skuadre të vazos 4.

Në finalet, të cilat luhen po me ndeshje teke, fituesi i një çifti 1-4 luan kundër fituesit të një çifti 2-3, me vendin pritës që caktohet me short.

Në situatën aktuale, katër kundërshtarët e mundshëm për Shqipërinë dhe Kosovën janë Skocia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia.



Të ndryshme
Më shumë
Kompania “T&S Macedonia” dhuron uniforma për mjekët e repartit infektiv në Spitalin “Ferid Murad” në Gostivar 20 September 2021
Qeveria mban mbledhje në ora 15:00, pritet vendimi për kufijtë23 June 2020
Nga 23 shtatori kthehen në punë të gjitha grupet e liruara si pasojë e pandemisë14 September 2020