Nga Vendi
16 October 2025
Ademi: Më 19 nëntor mbaron fushata, por udhëtimi ynë sapo fillon

"Si Shtab Qendror, kemi vendosur të anulojmë të gjitha aktivitetet elektorale të Ali Ahmeti për ditën e premte, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën gjithëkombëtare në Tiranë ,në mbështetje të çlirimtarëve, bashkëthemeluesve të tij të UÇK-së së lavdishme", tha sot në konferencën për shtyp nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

"Ky është një akt solidariteti kombëtar, por edhe një kujtesë për ata që harrojnë se liria dhe të drejtat nuk dhurohen, ato fitohen me sakrificë.

Në këto javë, Aleanca Kombëtare për Integrim qëndroi me dinjitet, me qetësi dhe me ofertë konkrete për qytetarët. Ne nuk u morëm me shpifje, me fushata të zeza apo me manipulime. Folëm me gjuhën e fakteve, të vizionit dhe të përgjegjësisë. Fushatën tonë e ndërtuam mbi besimin, jo mbi frikën.

Fatkeqësisht, kundërshtarët tanë zgjodhën rrugën tjetër – rrugën e shpifjeve, të fabrikimeve dhe të skenarëve të errët. Në vend të ideve, ofruan shpifje e gënjeshtra; në vend të projekteve, shpikën skandale; në vend të garës për zhvillim, nxitën përçarje.

Që në fillim, vetë Kryeministri deklaroi se “esenca e këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së nga skena politike”, dhe më pas foli për “pensionimin politik të Ali Ahmetit”.

Kjo nuk është thjesht gjuhë politike, kjo është nostalgji për një kohë kur shqiptarët duhej të ishin nën urdhra e jo bashkë vendimmarrës", tha Ademi.

Ademi shtoi se më 19 nëntor përfundon fushata elektorale, por rruga e tyre sapo ka filluar.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: propozon test PCR për qytetarët e Kosovës që kalojnë tranzit 19 August 2020
Studentët mund të aplikojnë për ndihmë prej 2.400 denarëve për subvencionim të vakteve 1 August 2021
Vuçiq: E mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën 6 July 2021