Nga Vendi
17 October 2025
Në mesnatë nis heshtja zgjedhore për zgjedhjet e 19 tetorit

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) njoftoi radiodifuzerët se fushata zgjedhore për raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale zgjat deri në orën 24:00 më 17 tetor të vitit 2025. Nga 18 tetori deri në orën 19:00 të 19 tetorit vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore.
 

Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo lloj informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual që lidhet me ose që përfshin pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është hapur ose fshehurazi në shërbim të fushatës së dikujt dhe që mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga mbajtësit e funksioneve në organet qeveritare.



Të ndryshme
Më shumë
Mali i Zi me rregulla të reja Anti Covid, ja çka duhet të dini nëse po planifikoni të udhëtoni aty20 August 2021
Stresi me Kur’an në duar: Ndoshta nuk jam në rrugën që ti Zot dëshiron të më shohësh, por… 2 September 2020
Filipçe: Përmirësohet gjendja me pandeminë në rajonin e Pollogut 6 September 2021