Nga Vendi
17 October 2025
Avokatit të Popullit do ta aktivizojë linjën telefonike falas për ditën e zgjedhjeve

Të dielën, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale, zyra e Avokatit të Popullit do ta aktivizojë linjën telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët nga ora 7 deri në 19 do të mund të raportojnë shkelje të të drejtës zgjedhore.

Raportimet mund të bëhen edhe personalisht në të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit – në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, si edhe në numrat lokalë të telefonit të publikuar për çdo qytet.

Nga institucioni informojnë se do të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e të drejtave të votuesve, ndërsa kujtojnë se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe se çdo shkelje e saj përbën vepër të dënueshme.

Avokati i Popullit apelon që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të veprojnë me përgjegjësi dhe të respektojnë protokollet shëndetësore gjatë votimit.



Të ndryshme
Më shumë
Normalizohet komunikacioni deri në vendkalimin kufitar Bllacë 7 July 2025
Valon Syla: Rinia e LDK-së krejt Vetëvendosje janë16 June 2021
Ky është shoferi i autobusit që humbi jeten në aksidentin në Bullgari23 November 2021