Nga Vendi
19 October 2025
Mesazhi i Mexhitit për kundërshtarët: Kur t’i shohin rezultatet do të ikin fare

Pasi kreu votimin, kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti, është prononcuar për media.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarës së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi:

“Z. Mexhiti, është përmendur se në rast se fitojnë kundërshtarët tuaj politikë, mund të kërkojnë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme në nivelin qendror?”, ishte pyetja e Bellagoshit për Mexhitin.

Mexhiti u shpreh:

“Unë edhe njëherë uroj mbarëvajtje të procesit të përmbyllet kështu si festë. Kur t’i shohin rezultatet, janë të njohur që i ndërrojnë qëndrimet dhe me ua përmend zgjedhjet qendrore do të ikin fare”, ishte mesazhi i tij drejtuar kundërshtarëve politik.

Përballë tij në garën për Çairin, do të jetë Bujar Osmani nga koalicioni AKI, pjesë e së cilit është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit.



Të ndryshme
Më shumë
Aktori i njohur turk publikon foto nga Shqipëria, shkruan edhe disa fjalë shqip29 September 2021
Nga 19 rastet e analizuara, 10 prej tyre u gjetën të jenë të panevojshme ose ishin referuar për ndërhyrje kirurgjikale pa nevojë14 November 2025
Facebook forcon politikën e vet të moderimit të përmbajtjes27 June 2020