Nga Vendi
19 October 2025
MPB: Në Prilep janë ndaluar dy persona për “blerje votash dhe ndikim në votime”

Zgjedhjet lokale 2025 po zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike në gjithë territorin e vendit, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të cilët shtojnë se po ndërmerren masa dhe veprime brenda kompetencave të për të siguruar zhvillimin e pandërprerë dhe të sigurt të procesit zgjedhor.

“Deri tani nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike, deklaroi në një konferencë për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Në orën 09:00, në rrugën “Dabniçka” në Prilep, policët nga Stacioni Policor i Prilepit ndaluan për veprën penale të “blerjes së votës dhe ndikimit mbi votimin” dy persona nga Krusheva: B.H. (72) dhe D.S. (36). Në lidhje me të njëjtin rast, në stacionin policor të Prilepit janë thirrur edhe: S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36), gjithashtu nga Krusheva, që qëndrojnë në Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet denoncimi i duhur ligjor.

Janë regjistruar disa denoncime për agitacion gjatë votimit në disa vende, por pas ndërmarrjes së masave të nevojshme, deri tani nuk janë konfirmuar pretendimet e paraqitura.

MPB apelon te të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe demokratike. Çdo shkelje e procesit zgjedhor mund të raportohet në stacionin policor më të afërt ose në numrat e telefonit 192 ose 112.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Kosova është një nga partnerët tanë më të mirë16 September 2021
Gjendet e vdekur një 71-vjeçare në parkun e qytetit në Strumicë24 December 2025
Vdes muzicienti i njohur Shefqet Hoxha, babai i Eliza Hoxhës19 August 2021