Nga Vendi
20 October 2025
Tetova shkon në balotazh

Tetova është një nga komunat ku qytetarët do të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale më 2 nëntor.

Në fletëvotim do të shfaqen dy emra, kryetari aktual Bilall Kasami nga koalicioni qeverisës VLEN dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) të udhëhequr nga BDI, Bajram Rexhepi.

Edhe pse Kasami shpalli fitoren në zgjedhjet e mbrëmshme, ai nuk fitoi mjaftueshëm vota për të fituar në rrethin e parë.
Sipas 100 përqind të të dhënave të përpunuara, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se kandidati i VLEN fitoi 45.64 përqind të numrit të përgjithshëm të votave ose gjithsej 19.028 vota.

Kandidati i koalicionit AKI, Bajram Rexhepi, nga ana tjetër, fitoi 36.63 përqind apo 15.272 vota.

Kandidatja e "Levicës" për kryetare të Tetovës, Katka Bozhinovska, fitoi 7.91 përqind të votave, ose 3.298 vota, ndërsa kandidatja e OBRM-PDUKM-Partisë Popullore, Stevica Srkoski, fitoi 3.90 përqind të votave, ose në numra absolutë 1.625 vota./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Laurel bëhet atletja e parë transgjinore që merr pjesë në Lojëra Olimpike21 June 2021
Ekipi i “BB VIP” mbështet haptas Donaldin? Ja çfarë kanë vënë re ndjekësit27 December 2021
Flet mërgimtari që postoi foton i rrethuar me para: Punoj në një firmë për ngarkim shkarkim të materialeve, kisha mbi 5 mijë euro në foto30 July 2021