Nga Vendi
16 July 2020
LSDM: Në të dhënat e paraqitura nga KSHZ ka mangësi dhe gabime serioze

LSDM uron të gjithë qytetarët për zgjedhjet parlamentare të suksesshme, demokratike dhe të përsosura të fituara nga opsioni që ofron një të ardhme të sigurt për Maqedoninë e Veriut, thonë nga partia.

Nga tje theksojnë se së bashku me shumicën demokratike qytetare, LSDM-ja mposhti regjimin e OBRM-PDUKM-së dhe e dërgoi atë në një të kaluar të pakthyeshme.

Prandaj, ata shtojnë se e ardhmja e Maqedonisë është në duar të sigurta, ndërsa vendi dhe populli vazhdojnë të ecin përpara, të udhëhequr nga një qeveri e përgjegjshme dhe përparimtare.

“Sipas të dhënave të qendrës së zgjedhjeve kompjuterike të LSDM-së, diferenca në favor të koalicionit “Mundemi” mund të jemi të paktën tre mandate, ndërsa në të dhënat e paraqitura nga KSHZ ka mangësi dhe gabime serioze që mund të japin një pasqyrë të pasaktë të rezultatit përfundimtar”, thonë nga LSDM



Të ndryshme
Më shumë
Komisioni Evropian nuk e komenton dorëheqjen e Zaevit, kërkon që vendi të vazhdojë me reformat 2 November 2021
Tetova një vit pa vrasje 8 December 2020
Komuna e Tetovës ka reaguar pas akuzave publike të bëra nga shtëpia botuese "Onufri"26 May 2025