Nga Vendi
22 October 2025
Aksion policorë, bastisje në disa lokacione në Shkup

Po zhvillohet një aksion policorë në disa lokacione të Shkupit. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit thonë se aksioni ka të bëjë me kapjen e personave që dyshohen për fajde dhe pastrim parash.

“Nën udhëheqjen e prokurorit nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, policia po kryen bastisje në disa lokacione në Shkup. Bëhet fjalë për persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë kryer veprën penale të fajdes dhe pastrimit të parave. Detaje të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit”, njoftojnë nga Prokuroria.



Të ndryshme
Më shumë
Kida thekson linjat trupore në paraqitjen e radhës me bikini 5 August 2020
Pamje shokuese nga qendra tregtare, prindërit në karrige – e foshnja e tyre qëndron e shtrirë në dysheme13 August 2021
Drecun: Politika e Kurtit çon në “Luftë të Ftohtë” – destabilizim të rajonit 9 August 2021